Obama, akuza republikanëve: Po mbajnë peng ekonominë
Presidenti amerikan në konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë
Amerika nuk është “një komb debitor”. Kështu u shpreh presidenti Obama duke paralajmëruar republikanët për të mos mbajtur peng ekonominë në kufirin e huamarrjes federale.
Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë Obama do të ishte “absurde” që të përdoret tavani i borxhit si një çip negociues.
“Besim i plotë dhe kredi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është një mjet negocimi. Dhe ata më mirë të vendosin shpejt sepse koha është duke e shkurtër”.
Konferenca për shtyp e së hënës erdhi një javë para ceremonisë së inaugurimit në të mandatit të dytë të Obamës në Uashington DC. Presidenti Demokrat tha se një konflikt mbi tavanin e borxhit do të jetë “një plagë në ekonominë amerikane”.
“Amerika nuk mund të përballojë një tjetër debat mbi faturat që duhet të paguajmë. Ne nuk jemi një komb dibitor”- tha ai.
Tavani i borxhit ishte beteja e fundit mes demokratëve dhe republikanëve në Kongres.
Një marrëveshje e minutave të fundit shmangu të ashtuquajturën gremina fiskale.