E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Berluskonit i tronditet thellesisht pushteti

Pas deshtimit te votes ne Parlament dhe protestave kunder

Pushteti i Silvio Berluskonit ne krye te qeverise italiane eshte lekundur shume dje madje sipas shume analisteve nuk ka qene kurre me i lekundur dhe i brishte. Kjo pasi qeveria e tij eshte mundur tri here ne Parlament dhe nderkohe jashte indinjata dhe zemerimi i popullit italian ndaj sjelljeve jo te denja te Berluskonit eshte rritur ndjeshem. Madje ato jane konkretizuar edhe ne protesta neper rruge.

Per sa i perket qeverise ajo pesoi nje deshtim ne Parlament kur deputetet besnike ndaj ish-bashkepunetorit dhe aleatit te Berluskonit Fini votuan me opoziten ne lidhje me tre amendamente qe kishin te benin me nje traktat shume kontradiktor dhe te debatueshem mes Italise dhe Libise. Marreveshja e nenshkruar ne vitin 2008 mes Berluskonit dhe liderit libian Gagafi perfshin bashkepunimin per ndalimin e fluksit te azilkerkuesve dhe emigranteve te jashteligjshem qe vijne nga brigjet e Afrikes se Veriut drejt brigjeve te Italise.

Kriza dhe carja e madhe mes Finit dhe Berluskonit u be e dukshme ne muajin korrik kur mbeshtetesit e Finit qe eshte aktualisht kryeparlamentar e tronditen shume shumicen italiane ne Parlament. Qe nga ai moment tensionet mes dy krereve te fuqishem te se djathtes se politikes italiane jane shtuar ne maksimum duke e cuar qeverine ne nje situate kolapsi dhe krize te vazhdueshme. Xhanfranko Fini qe eshte edhe nje nga bashkethemeluesit me te rendesishem te partise se Berluskonit Populli i Lirise i ka bere vazhdimisht thirrje manjatit te mediave miliarderit Berluskoni qe te dorehiqet nga qeveria qe ai drejton dhe kete per te gjitha rastet e skandaleve seksuale ne te cilat eshte i perfshire si dhe per skandale e afera te tjera korruptive. Ky eshte nje konflikt qe do te thellohet edhe me shume dhe mbi te gjitha do te beje qe zgjedhjet ne Itali te mbahen me shpejt se ato te parashikuara ne vitin 2013. Partia Demokratike qe eshte ne opozite e pershendeti kete humbje te Berluskonit duke theksuar se nje gje e tille tregonte se administrata ishte ne ditet e saj te fundit. Berlsukoni eshte pritur me protesta ne viziten e tij qe beri ne qytetin e Padoves qe eshte permbytur nga reshjet e shumta. Protestuesit thane se ata nuk kishin me besim te Berlsukoni dhe qeveria e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›