Arrestohen 16 klandestinë nga Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë 1-vjeç
GJIROKASTËR-Një tjetër kontigjent klandestinësh është kapur në Gjirokastër. Bëhet fjalë për 16 persona, të gjithë nga Sudani, të kapur në dy operacione.
Në operacionin e parë në fshatin Dervican u ndaluan 10 klandestinë, ndërsa në operacionin e dytë në hyrje të Gjirokastrës, policia ka ndaluar 6 klandestinë në një mjet tip “Hyndai”, mes tyre dy gra dhe një fëmijë 1-vjeç.
Policia ka nisur procedimin penal për drejtuesin e mjetit Selim Derxhi nga Gjirokastra.
(e.m/BalkanWeb)