E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Durrës zhvillon punimet Samiti i Presidentëve të Rajonit

DURRËS- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në kuadër të Takimit të 5-të Rajonal të Presidentëve po zhvillon një takim me Presidentin e Maqedonisë, George Ivanov.

Në takimin mes presidentëve Nishani dhe Ivanov pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Takimi i përvitshëm i katër Presidentëve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë ka nisur punimet ditën e djeshme ndërsa sot samiti do të përmbyllet me një konferencë për shtyp e Presidentëve.

Tematika kryesore, rreth së cilës është diskutuar në këtë Samit të pestë të radhës është: “Përqasje për shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas”.

Synimi i këtij takimi ka qenë gjetja dhe shfrytëzimi i mëtejshëm i fushave me interes të përbashkët që çojnë drejt forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal midis 4 vendeve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›