E Diel, 1 Nëntor 2026

‘21 Janari’, nis në Apel seanca ndaj 2 gardistëve, caktohet trupi gjykues

TIRANE-Gjyqi për 21 Janarin zhvillohet në Gjykatën e Apelit. Sot është zgjedhur kryesuesi i këtij gjyqi, z.Agim Bendo, ndërsa anëtarë Ervin Sinojmer dhe relator Ervin Metalla.

Me këto zgjedhje nisi sot seanca ndaj gardistëve Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Gjyqi ka në fokus gjetjen e autorëve të 21 Janarit në vitin 2011, ditën e protestës së opozitës ku humbën jetën 4 persona.

Më 21 Janar u vranë, Hekuran Deda, Aleksa Nika, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›