Itali, Dorina Leka konkurentja shqiptare në "X- Factor"
ROME- Dorina Leka është konkurrentja e parë shqiptare, e cila do të marrë pjesë në Reality Shoë “X Factor”, i rrjetit italian “Rai 2”, një format televiziv që vë në garë këngëtarët e rinj.
Lajmi bëhet i ditur në mediat e Triestes, ku artistja 24 vjecare jeton prej vitesh. “Një zë me ndjeshmëri të madhe që dridhet në ritmet e muzikës. Shpirti i rrok-ut, shpirti i saj rebel dhe mosha e re, u morr fillimisht me skepticizëm...”, shkruan e përditshmja italiane “Il Piccolo” për artisten shqiptare. Dorina Leka, 24 vjeç, ka sudiuar në Itali për piano që në moshën 8 vjecare. Ajo vjen në këtë edicion të katërt të "X Factor" si "gjetje" e Anna Tatangelos, një nga pjesëtaret e jurisë. Mediat italiane vecojnë tek 24- vjecarja jo vetëm vlerat artistike, por dhe mënyrën e vecantë të të veshurit.
(s.g/BalkanWeb)