Vapa ikën me gushtin Nga nesër termometri zbret 3- 10 gradë
TIRANE- Lamtumirë verë. Nga nesër i nxehti afrikan që përfshiu vendin tonë në dy muajt e fundit do të largohet bashkë me gushtin.
Edhe tabloja sinoptikane për ditën e sotme ishte me dy pamje. Në pjesën e parë të ditës, moti ishte i kthjellët dhe relativisht i nxehtë, ndërkohë në mesditë, vranësirat erdhen duke u shtuar, shoqëruar dhe me një rënie të vlerave të temperaturave deri në 2-3 gradë më pak krahasuar me një ditë më parë.
Sinoptikanët parashikojnë për ditën e nesërme ulje të ndjeshme të temperaturave nga 3 deri në 10 gradë celcius.
Nga 31 gradë celcius që shënon termometri për ditën e sotme, të martën do të zbresë në 21 gradë celcius. Gjithashtu ditët e para të shtatorit do të shoqërohen me vranësira dhe reshje shiu.
Rënie të menjëhershme të temperaturave sipas sinoptikanëve do të ndihet më shumë në qytetin e Elbasanit.
(s.g/BalkanWeb)