Itali, Italiani vret gruan shqiptareme 4 plumba në mes të rrugës
ASTI- Një grua shqiptare është qëlluar 4 herë me plumba nga bashkëshorti i saj italian në qendër të qytetit Verellit në veri të Italisë. Sipas një dëshmitareje, fillimisht Raffaele Vorrano, 59 vjeçe ka qëlluar me një plumb nga makina e tij drejt bashkëshortes së tij Donika Xhafa, 47 vjeçe, më pas ka zbritur nga makina për t’i dhënë fund me 3 plumba të tjerë.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe është përcjellë nga të gjitha mediat italiane.
Pas krimit Raffaele Vorrano, 59 vjeçari nga Calliano, provincë e Astit është larguar nga makina dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë e Astit, ku ka pranuar vrasjen.
59 vjeçari deponoi në polici se vrasja kishte ndodhur pas një grindjeje mes tyre. Agjencia e lajmeve ANSA informon se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie. Policia nis hetimet për të zbardhur krimin.
(sg/shqiptarja.com)