E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce nderpritet premiera Shen Mari e Beratit

Megjithëse u mirëprit nga publiku korçar Premiera  “Shën Mari e Beratit”  u ndërpre nga drejtoresha Zamira Kita. Shkak u bë një reagim i Mitropolisë së Korçës me pretekstin që pjesa fyen besimtarët ortodoksë. Një deklaratë e At Kotnani se drama e Dokles është denigruese dhe fyese, bëri që skena e një prej teatrove më të mëdha të mbetet me dekor të varur.
Në takimin e zhvilluar me përfaqësitë e Mitropolisë, pas këtij incidenti të pazakontë, zonja Kita nuk jep asnjë shpjegim nëse shfaqja do të vazhdojë apo jo.
Trupa e aktorëve të teatrit të Korçës ka interpretuar 6 vepra të Namik Dokles, por këtë herë bashkëpunimi u ndërpre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›