E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Kapen dy shqiptare grabisnin vilat

Policia italiane gjeti ne brendesi te nje banese ne zonen pergjate shetitores se Riminit nje grumbull plackash te vjedhura nga dy hajdute vilash e apartamentesh. Policia beri te mundur sekuestrimin e disa oreve unazave te florinjta bizhuteri te ndryshme aparate elektronike si dhe shishe parfumi me vlere prej mijera eurosh. Mesohet se si te dyshuar kryesor te grabitjes u arrestuan Viron Mezani 27 vjec dhe Ervin Sheremeti 23 vjec qe te dy emigrante shqiptare me banim ne Forli. Sipas policise thuhet se Sheremeti punonte ne nje ndermarrje sanitare dhe nga aty arrinte te pikaste vendet qe ishin me te volitshme per te vjedhur pasi ai montonte neper banesa pajisje hidrosanitare. Nga ana e policise thuhet se pjese e bandes eshte edhe nje person tjeter por ky i fundit ka arritur te fshehe gjurmet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›