Kruje Tritol shtepise se mesuesit
Nje mesues nga fshati Derven i Krujes eshte sulmuar me tritol per arsye ende te panjohura. Shperthimi ka tronditur banoret e ketij fshati mengjesin e djeshem ndersa kane degjuar zhurmen. Burimet policore thane se tritoli i vendosur ne banesen e mesuesit te fshatit Shpetim Gurra ka qene shkaku i shperthimit. Shperthimi ndodhi ne deren e jashtme te baneses se mesuesit.
Sipas te njejtave burime Shpetim Gurra ndodhej ne banese bashke me familjaret e tij por nuk raportohen te lenduar ne njerez por vetem deme materiale te shtepise. Menjehere ne vendngjarje mberriti nje grup i posacem hetimor dhe nisi hetimet per identifikimin e autoreve. Policia ka shoqeruar disa persona te cilet mund te kene dijeni per ngjarjen. Vete Gurra eshte shprehur per gazetaret se nuk ka asnje konflikt dhe se nuk kishte asnje dyshim nga mund ti kishte ardhur kjo ngjarje. Policia gjithashtu ka shoqeruar tre persona te cilet dyshohen se kane dijeni per ngjarjen.