Nderrimi i viteve tritol shtylles se tensionit te larte
Shperthimi Lezhe Shperthimi i dy shtyllave te tensionit te larte ne Kallmet te Lezhes eshte ngjarja me e rende qe eshte shenuar ne ditet e para te 2012-s
Me gjithe masat e marra nga policia nderrimi i viteve nuk ka kaluar pa incidente ku me i rendi ishte shperthimit me eksploziv i dy shtyllave te tensionit te larte ne Kallmet te Lezhes. Ngjarja kriminale ndodhi mbremjen e se dieles duke shenuar demtime te konsiderueshme ne shtyllat qe jane pjese e linjes Koman - Elbasan dhe Fierze - Elbasan. Njera prej tyre per shume ore qendroi e ngritur vetem me nje kembe ndersa shtylla tjeter u demtua ne pjesen me te madhe te bazamentit. Per fat te mire asnje nga objektet nuk u rrezua pasi do te shkaktonin black out ne pjesen me te madhe te vendit. Gjate nates madje edhe mengjesin e te henes ekspertet antieksploziv kane punuar per caktivizimin e nje pjese te pashperthyer te tritolit dhe mbledhjen e gjurmeve te lena nga autoret. Per riparimin e demit u angazhuan 4 skuadra te operatorit te sistemit te transmetimit te cilat e perfunduan punen mesditen e se henes. Nderkohe sasia e lendes plasese te pashperthyer eshte derguar per ekspertize ne Tirane. Hetuesit dhe ekspertet e mberritur nga Tirana kane konkluduar deri me tani se atentati ka qene i menduar dhe i kryer nga njerez profesioniste te cilet kane vendosur lenden shperthyese ne kembet e shtyllave me qellim rrezimin e tyre. Ndersa lenda shperthyese eshte aktivizuar nga nje mekanizem i sigurt ndezes.
Hetimet
Per ngjarjen e rende policia e Lezhes ka shoqeruar per te marre ne pyetje me shume se 10 persona por ende nuk ka asnje te arrestuar. I kontaktuar me telefon kreu i policise se Lezhes Muharrem Furriku tha se hetimet po vijojne intensivisht ndersa dyshohet se autoret mund te jene perserites te kesaj vepre penale. Deri me tani nuk ka asnje piste konkrete qe do te hidhte drite mbi motivet e aktit te rende. Nga ana tjeter drejtori i policise thekson se hetimet po kryhen edhe per vjedhjet e kabllove elektrike ne 24 dhjetor ne Ishull-Lezhe dhe Ishull-Shengjin ku mbeten pa energji me shume se 5 mije banore. Shperthimi ne Kallmet fatmiresisht nuk i rrezoi dy shtyllat qe ne nje rast te tille do te kishin lene ne erresire me shume se gjysmen e vendit. Sipas policise ky eshte i pari atentat i ketij lloji ne kete zone. Por gjate vitit te kaluar shtyllat e tensionit te larte jane vene shpesh ne shenjester duke u hedhur ne ere me tritol.
Shperthimet e meparshme
Ne 25 mars 2011 nje shtylle e tensionit te larte e linjes 220 kilovolt Koman - Elbasan u hodh ne ere gjate nates me tritol. Objekti me nr. 43 ne fshatin Borizane te Krujes furnizonte me energji edhe fabriken e cimentos ne Fushe-Kruje. Shperthimi i fuqishem shkaktoi deme te shumta te kembeve mbeshtetese te shtylles por pa e rrezuar ate. Nje tjeter shtylle e tensionit te larte po ne kete zone eshte shkaterruar mengjesin e 8 qershorit. Pas pese shperthimeve te fuqishme shtylla e tensionit te larte me numer 14 eshte shembur. Nga hetimet rezultoi se autoret mund te ishin nisur nga motive pronesie per kryerjen e akte te tilla por nuk pati asnje te arrestuar. Nderkohe ne mes te muajt dhjetor OST njoftoj rrezimin e nje tjeter shtylle te tensionit te larte kesaj radhe ne linjen Vau i Dejes - Shkodra 1. Rrezimi i saj erdhi si pasoj e vjedhjes se elementeve te ndryshem metalike. Gjate 2011 eshte vene re edhe vjedhja sistematike e shtyllave te linjes se tensionit te lart Shqiperi - Greqi. Prej kohesh telat e ketyre shtyllave ne nenstacionin e Zembalkut jane grabitur duke u shitur per skrap e duke shkaktuar probleme ne furnizimin me energji.
Festa te plagosur nga fishekzjarret dhe aksidentet
Por nderrimi i viteve ka shenuar edhe kete here te plagosur nga fishekzjarret ndonese ne krahasim me vitet e tjera kane qene me te paket ne numer. Sipas mjekeve ne kryeqytet vetem gjashte persona jane drejtuar ne spital per te marre mjekimin gjate nates se 1 janarit ndera ne rrethe raportohet nje numer shume i vogel i krahasuar me vitet pararendese. Gjithashtu gjate diteve te para te janarit nuk kane munguar edhe aksidentet automobilistike disa prej te cilave edhe me pasoje vdekjen. Aksidenti i pare u shenua duke u gdhire 1 janari ne rrugen Rinas - Fushe-Kruje prane Ures se Gjoles i cili i ka marre jeten 70-vjecarit Muharrem Daci roje ne nje pike karburanti i cili po kthehej per ne shtepi. Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes shtetasin Armando Sula i cili ka mbetur i plagosur si pasoje e aksidentit. Nderkohe ne Kamez rreth ores 2300 eshte vrare 65-vjecari Lutfi Damzi roje ne nje biznes. Viktima eshte qelluar me pistolete nga 30-vjecari Petrit Pepkolaj banor i zones. Burime te policise bejne me dije se ngjarja dyshohet te kete ndodhur nga pakujdesia. Autori eshte vetedorezuar ne polici per te cilin eshte marre masa e arrestit. Ne 4 janar nje emigrant ka vdekur ndersa e shoqja eshte plagosur rende si pasoje e nje aksidenti ne segmentin Korce - Pogradec. Viktima eshte Artan Blaceri 41 vjec. Ai po drejtonte nje makine me targa greke kur humbi kontrollin per shkak te shpejtesise se madhe dhe u perplas me nje peme. Aksidenti ndodhi ne afersi te fshatit Starove ndersa cifti po udhetonte drejt te afermve ne Moker. Bashkeshortja e shoferit Nadire Blaceri 38 vjece eshte derguar ne spital dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten.