Kthimi i emigranteve Fluks ne pikat kufitare ne Durres 6 mije emigrante kalojne drejt Italise
Pas mbarimit te festave te fundvitit emigrantet shqiptare kane nisur kthimin ne vendet ku ata jetojne e punojne. Nga pika kufitare e Portit te Durresit netet e fundit kane dale mbi 2500 shtetas si dhe rreth 1200 automjete te cilet jane nisur me kater tragete. Policia Kufitare e Durresit ne bashkepunim me doganen si dhe autoritetin portual ka hartuar nje plan masash per lehtesimin e procedurave te kalimit ne kufi duke punuar me nje kapacitet prej 32 sportelesh ndersa jane vene ne dispozicion hapesira te reja te terminalit te ri te pasagjereve me qellim perpunimin sa me te shpejte te udhetareve. Nderkohe gjate mbremjes nga pika kufitare e portit te Durresit pritet te nisen pese tragete nga ku do te imbarkohen mbi 4 mije shtetas si dhe mbi 1400 automjete.
Gjate 48 oreve te fundit ne Doganen e Durresit kane kaluar per ne Itali rreth 3700 emigrante dhe afro 1900 automjete. Sipas autoriteteve te Policise Kufitare levizja me e madhe e emigranteve ne drejtim te Italise pritet te jete gjate diteve ne vijim ku mesatarisht ne dite pritet te largohen 6 mije shtetas. Drejtues te kompanive te agjencive te udhetimit theksojne se kete viti numri i shtetasve qe kane hyre dhe dale nepermjet Portit te Durresit ka tejkaluar ate te nje viti me pare. Nga ana e saj policia ka rritur kontrollet duke pasur ne shenjester trafikantet e droges.