E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Kerry dhe Livni ne Rome

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ka qëndruar në Romë në përpjekje për të rinisur procesin e paqes ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Në takimin e dytë brenda javës me ministrin izraelit të drejtësisë Tzipi Livni, Kerri ka këmbëngulur mbi domosdoshmërinë për përshpejtimin e përpjekjeve që synojnë zhbllokimin e dialogut mes dy popujve. Bisedimet janë ngrirë që në vitin 2010. Kerry gjithashtu do të takohet dhe me të dërguarin special të kuartetit për lindjen e mesme, Toni Bler. Ministrja Livni me detyrën e negociatave me palestinezët është takuar dhe me ministren e jashtme italiane, Ema Bonino. Kjo e fundit ka biseduar dhe sekretarin amerikan të shtetit për cështjen e Lindjes së Mesme dhe situatës në Siri. Ajo që bllokon bisedimet për paqe është përhapja e kolonive hebreje në Cisjordani dhe Jeruzalemin lindor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›