Jeruzalemi lindor

Janë regjistruar tensione në hyrje të Damaskut që del nga ana arabe e qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Me mijëra persona kanë festuar përvjetorin e aneksimit të Jeruzalemit lindor nga pala izraelite, në vitin 1967. përplasjet e para janë regjistruar pas një kalimi provokues i Portës. Policia e cila ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës, ka arrestuar 13 persona dhe ka mbajtur larg njëri tjetrit grupet opozitare. Aneksimi i Jeruzalemit lindor nuk është njohur asnjëherë ndërkombëtarisht. Izraeli pretendon se Jeruzalemi është kryeqyteti i tij i vetëm dhe i pandashëm, ndërsa palestinezët kanë pretendimet e tyre për pjesë lindore.