E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Lacio nuk di te ndalet mund Palermon

Lacio fiton edhe ne Sicili. Bardhekaltrit kane mundur Palermon me rezultatin 1-0 duke mbajtur kreun e renditjes. Fati i takimit u vendos nga nje gol i shenuar nga Andre Dias ne minute e 27-te te takimit. Ne ndeshjet e tjera Udineze mundi ne transferte Barin 0-2 Napoli po ne transferte fitoi minimalisht 0-1 me Breshian ndersa Kaljari mundi 2-0 Bolonjen. ezena ku luan edhe Bogdani u mund ne fushen e saj 0-1 nga Sampdoria nderkohe qe Parma e Kievo ndane nga 1 pike pas barazimit te bardhe 0-0. Skuadra kryeqytetase vazhdon te mbaje e vetme kreun me 22 pike dhe e shkeputur 4 pike nga vendi i dyte qe mbahet nga Interi me 18 pike. Milani ndjek me 17 pike ne vendin e trete ndersa Juventusi mban vendin e kater me 15 pike po aq sa Napoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›