Plazh ne tetor por Vlora e mbuluar nga tymi e inertet
Te favorizuar edhe nga moti me diell shume prej tyre nuk ngurruan te bejne edhe disa minuta plazh ndersa te tjeret i shijuan rrezet ne restorantet buze detit. Deri ketu panorama duket mjaft e bukur per qytetin bregdetar te Vlores. Por vizitoret jane habitur kur e kane gjetur qytetin te mbeshtjelle nga nje shtellunge tymi duke ia prishur asaj gjithe bukurine. Ne disa zona te qytetit kryesisht tek Uji i Ftohte ne Kanine dhe Radhime ishin vendosur disa zjarre qellimisht nga persona te papergjegjshem. Ndersa djegia e plehrave ne fushen e aviacionit si dhe djegia e nje sasie te konsiderueshme gomash ne zonen e Pyllit te Sodes shkaktuan nje re te madhe tymi ne te gjithe qytetin e Vlores si dhe ne pjesen e bregdetit. Kjo situate ishte pergjate gjithe dites se djeshme ndersa askush nuk kishte marre masa per evitimin e saj ndonese fundjava parashikonte mberritjen e qindra turisteve jo vetem nga Shqiperia por edhe Kosova. Vete turistet u shprehen te habitur nga kjo gjendje. Ata prisnin nje ambient te paster por realiteti ishte krejtesisht tjeter. Sikur te mos mjaftonte vetem ndotja nga tymi turistet jane perballur me te tjera masakra mjedisore ne Vlore. Nje sasi e konsiderueshme inertesh dhe dherash ishin hedhur ne det ne zonen e Kalase duke e ndotur ate. Mesohet se inertet jane hedhur nga nje firme ndertimi e cila po ngre nje kompleks vilash ne kete zone. Drejtoria Rajonale e Mjedisit sapo ka marre njoftim shkoi ne vend nga ku konstatoi hedhjen e dherave dhe ndotjen e detit. Inspektoret e mjedisit bllokuan menjehere punimet dhe me pas gjobiten firmen me 1 milion leke. Ndotesit e detit u gjobiten ndersa personat qe u vune flaken gomave ne Pyllin e Sodes si dhe ata qe dogjen mbeturinat ne zona te ndryshme te qytetit ende nuk jane identifikuar. Edhe pse shtellungat e tymit mbuluan qytetin asnje person nuk eshte vene para pergjegjesise per ndotjen e mjedisit. Jemi habitur me Vloren qe gjetem. Kishim qe ne muajt e veres pa ardhur. Duke qene se tani nuk eshte sezon pushimesh menduam se do te gjenim nje Vlore te paster. Por ajo ishte tejet e ndotur nga tymi ndersa deti nga inertet e hedhura ne te u shpreh nje pushuese e cila kishte ardhur per te kaluar fundjaven qe nga Kosova.
VLORE/ QEMAL BIRAKU