Itali, Letta njofton katër prioritetet e 100 ditëve të para të qeverisë
SIENA- Katër çështje do të kryesojnë axhendën qeveritare në 100 ditët e para zyrtare të saj, deklaroi sot kryeministri italian, Enrico Letta.
''Çështjet që do kryesojnë axhendën janë krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, mbështetja e ndryshimeve të njësisë matëse të taksës së pronës, që ish-kryeministri Berlusconi i hoqi dhe i riktheu, heqja e taksave për të nxitur sipërmarrësit dhe reforma politike për shkurtimin e shpenzimeve dhe abuzimet, të cilat kanë krijuar pakënaqësi të madhe publike'', theksoi shefi i qverisë italiane në një vizitë në Toskana.
Kryeministri u shpreh edhe për nevojën e ndryshimit të legjislacionit zgjedhor italian dhe zhveshjen e Senatit nga fuqia legjislative duke e kthyer atë në një asamble rajonale për të shmangur ndonjë bllokim, si ngërçin
dymujor që pasoi zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit.
Nuk do të ngrihet ndonjë organ i veçantë për të aprovuar reformat kushtetuese dhe axhenda do të përcaktohet nga kongresi dhe komiteti i Senatit për çështjet kushtetuese.
Përpjekjet e mëparshme për të hequr kompetencat e Senatit, kompetenca të cilat aktualisht janë të barabarta me ato të kongresit, kanë dështuar nga ngurrimi i Dhomës së Lartë për të votuar.
(d.b/BalkanWeb)