E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marku: E pamoralshme të mos kritikoja PD. Zogaj: Ja pse u prisha me Ramën

TIRANË- “Cfarë buke do të dalë nga magja e listave”, kjo ishte tema e emisionit “360 Gradë:” e gazetarit Artur Zheji në Tv News24. të ftuar në emision: Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës, Belina Budini pedagoge në Universitetin Evropian, analisti politik Preç Zogaj dhe Mark Marku, pedagog në Univesitetin e Tiranës.

Pas zyrtarizmit të listave, Mark Marku, i cili në vitin 2009 garoi në qarkun e Lezhës nën siglën e PD-së, deklaroi se e priste mosfutjen e tij në listë për shkak të kritikave që ka lëshuar ndaj qeverisë. Marku vlerësoi se kërkim llogaria ndaj qeverisë nuk duhet të vijë vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca.

“Shpjegimi duhet të bëhet tek ato që bëjnë listat jo tek unë. Është logjike po ta shikosh. Unë personalisht nuk e kam dashur dhe nuk e kam kërkuar me cdo kusht të qenit apo mosqenien me cdo kusht në listat e PD. Formacionet politike shqiptare kanë kërkuar personalizimin total të atyre që janë pjesë e strukturave, kjo është arsyeja pse nuk jam në lista. Nuk jam i interesuar për faktin e të qenit apo të mos qenit. Personalisht, kam funksionuar në mënyrë të tillë, kam shprehur disa ide dhe pikëpamje dhe kam pasur një oponencë të brendshme dhe e kam ditur se do të ndodhë kjo. Për këtë arsye është dicka që them se mundtë ndodhte dhe duhet të ndodhte. Unë kam pasur bindjen se llogaria e Parlamentit ndaj qeverisë nuk duhet të vijë vetëm nga opozita, por dhe mazhoranca duhet të bëjë. Vjen dhe nga një lloj përgjegjësie intelektuale dhe politike. Nuk mund të kuptoj sesi një deputet mos të reagojë kur sheh deformime të formacionit ku bën pjesë. Do ishte e pamoralshme nëse nunë nuk do e kisha bërë. Po them të njëjta gjëra që kam thënë duk qenë edhe në PD. Unë nuk jam si ato njerëzit që pushkatohen nga Enver Hoxha dhe thonin rroftë Enver Hoxha. E imja nuk është pushkatim politik pasi unë e kam kërkuar vetë”, tha Marku. 

Pedagogia Iris Luarasi, u shpreh se nuk priste që kryeministri të mos përfshinte në listat e PD-së, Mark Markun pasi në ndryshim nga PS, mazhoranca ka shumë pak zëra kritik dhe i vetmi ‘trim’ duhet të qëndronte.

“Ishte çudi nga pikëpamja e kryeministrit Berisha, pasi sa herë kemi menduar disa emra po dhe jo në lista, për hir të së vërtetës mendoja se zoti Berisha do e kishte në listë deputetin Mark Marku, pasi ndryshe nga formacioni i PS ku ka pasur disa zëra ndryshe, në PD nuk ka pasur shumë zëra ndryshe. Logjika ime është se ‘trimi’ do rrinte”, theksoi Luarasi. 

Pedagogia Blerina Budini vlerësoi se nëse në të kaluarën përjashtimet kanë qenë në prapaskenë, sot ato janë bërë transparente.

“Nuk është shqetësimi vetëm për rastin e Markut. Dua të shoh përtej së djathtës edhe nga e majta. Ju përdoret termin ‘pushkatim’ dhe pak a shumë i tillë është pasi karrierat e tyre vihen ‘stand by’. Dicka e ngjashme ndodhi dhe me Malajn, dhe ndodh edhe me zotin Preç Zogajn. Pavarësisht kësaj ai zgjodhi të largohej, por dhe i detyruar të largohej. Nëse kjo deri sot ka qenë në prapaskenë, pra pëlqimet dhe mospëlqimet, e gjitha po bëhet transparente Prapaskena po bëhet qendër-skenë”, vlerësoi Budini. 

Preç Zogaj, një nga themeluesit e PD-së nënvizoi se Marku Marku vlerën se kritika e tij nuk i ka dhënë rast kundërshtarit politik të përfitojë. Teksa komentoi edhe mungesën e tij në çeljen e fushatës të PD-së, duke theksuar se ai ndihet pjesë e qendrës së djathtë, jo e protokollit të PD-së. 

“Nuk isha në miting se isha i ftuar nga ti. Kjo ishte një hapje fushatë, por unë kam thënë se jam kthyer në shtëpinë time politike që është qendra e djathtë, por jo në protokollin e PD. Në rastin e Mark Markut jemi me debatin e vjetër politik. Pas 23 vjetësh fenomeni intelektual në politik ka humbur terren. Ajo që quhet pozicioni intelektual në politik ka humbur shumë dhe ka fituar servilizmi dhe konformizmi. Por, ka dhe profesionistë të zotë. Unë kam konceptin e Havelit për intelektualin. Do i shohim profesionistët nëse janë intelektual apo jo”, theksoi Zogaj. 

Sipas Zogaj, nëse do ishim në sistem mazhoritar nuk do ndodhte precendenti që ndodhi me Markun, pasi krerët e partive do kishin nevojë për kandidat që ‘përplaseshin’.

“Nëse do kishim sistem mazhoritar Marku do kandidohej, pasi kryetari interesohet për votat e veta. Pasi do kishim përballje. Kur ligji është mazhoritar dhe kandidatët përplasen dhe kryetari i partisë zgjedh. Sot janë listat e rabatit. Për Markun do thoja se Marku nuk ka bërë kriticizëm në PD, më duket se nuk është termi i përshtatshëm. Marku ka folur dhe ka ngritur probleme dhe ka pasur një vecori se ka bërë kritika, por nuk i ka dhënë rast kundërshtarit të fërkojë duart me këto kritika. Marku ka qenë i kujdesshëm që kritikat e tij të ishin brenda familjes”, tha Zogaj. 

Marku theksoi se tashmë nuk ndihet pjesë e familjes së PD-së, duke nënvizuar se ai gjithmonë ka qenë i idesë për një riformatim të PD-së

“Kam qenë student i grevës së urisë, dhe nuk mendoj se ka njeri lidhje me të natyrshme me PD. Nuk kam pasur kujdes për tu shfaqur në tribuna. Sot për mënyrën si funksionin PD nuk e njoh si shtëpinë time, pasi kam kërkuar rithemelim të PD. PS është themeluar si parti për të rrëzuar regjimin, por e ka thithur një pjesë të mirë të regjimit. Sot pas 20 vjetësh nuk mendoj se PD duhet të funksionojë sic ka funksionuar deri më tani, edhe pse mendoj se ka bilanc edhe negativ dhe pozitiv”, u shpreh Marku. 

'PRISHJA' E PREÇ ZOGAJ ME EDI RAMËN
Preç Zogaj duke iu përgjigjur interesit të gazetarit Artur Zheji, sqaroi fillesat e ‘ftohjes’ me PD dhe bashkimin me PS, si marrëdhënien e tij me Edi Ramën.

“Kam shkruar në opozitë për një inerci të një episodi politik që pata në 2009, u caktova i 7 në Shkodër dhe u largova se nuk mu duk i denjë ai qëndrim . më vonë isha në opozitë. Unë kam ofruar më të mirën time për opozitën jo për Edi Ramin, se ai është kreu i PS që e ka zgjedhur PS jo unë. Po të ishte tjetër kryetar do kisha të njëjta marrëdhënie. Me Ramën kam trashëguar një aleancë liberale. Në zgjedhjet e vitit 2003, unë kam qenë drejtori i fushatës së Spartak Ngjelës dhe kam bërë konsiderata politike dhe nuk kam bërë fyerje. Unë kam shërbyer opozitarizmit jo Edi Ramën. Kam pasur opozicionin politik ndaj tij dhe kam bërë kritika hapur”, tha Zogaj. 

“Unë kam bërë një bisedë me Ramën, kur Rama më tha dhe më ofroi që të punoja në Lezhë, më tha se ne kemi pasur një luftë politike por jo në atë shkallë që të mos gjejmë gjuhën. Më tha se jemi njerëz që vijmë nga kultura dhe ja kemi ruajtur kockën njëri tjetrin. Qëndrimi ka ardhur duke u piksur. Ka filluar më vizitën e tij në gjirin e Lalzit. Kam bërë një shkrim dhe kam analizuar kthesën që po merrte opozitarizmi me këtë takim. Unë i kam thënë Ramës bëni aleancën, por unë kam ulur për efektet e saj. Rama kapitulloi. Është hera e parë në historinë e 22 vjetëve që një politikan nuk e di se është i fortë. Bashkimi me Metën prodhoi efekte se mua më nxori të tepërt aty, pasi krijuan të majtën e bashkuar, dhe mua për këtë nuk me justifikon kush. Pasi i ofrova një personi projektin e tejkalimit të Berishës, sa kohë që kjo nuk ndodh shtrohet cështja e voton ti Preç Zogaj këti njeri apo jo. Unë nuk e votoj Ramën për kryeministër pasi nuk më bind se do sjellë dicka të re. Unë jam armik i mënyrës se si ndërtohet që nga mediat kjo fushata dy partiake”, shtoi Zogaj. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›