E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Duka: E refuzova Ramën, më vuri te 5-in në Berat. Ndihem mirë me PR

TIRANE-Agron Duka, ish-ministër i Bujqësisë gjatë qeverisjes socialiste, deputet gjatë kohës që Fatos Nano drejtonte PS tregoi sot arsyet e ‘divorcit’ me këtë subjekt partiak dhe afrimin me PR.

Sipas Dukës, Partia Socialiste nuk është më ajo e kohës së Fatos Nanos. Duka shpjegoi se nuk do ta ndërronte zonën e Shijakut me asnjë zonë tjetër për të kandiduar si deputetdhe po kështu sqaroi dhe arsyet se përse do të rikthehet në politike.
I ftuar sot ne rubriken 'Opinion" ne studion e lajmeve News24, Agron Duka u intervistua nga gazetarja Ola Bruko

Përse ju nuk u përfaqësuat në listat e PS?
Nuk besoj se duhet shumë kohë për të thënë gjithë bisedat që kemi bërë njëri me tjetrin se janë bërë publike. E rëndësishme është se z Rama më bëri ftesë në vitin 2009, por unë nuk isha as anëtar partie. Më dhanë një teser për anëtarësim. Ai vijoi të më thotë që të vazhdoj të jap kontributin, një vit më vonë më bëri ftesë me sms. Unë vazhdova të kontribuoj në PS, por shihja një farë ftohtësie nga PS në Durrës. Ishin këta post Nano dhe unë nuk gjeja dot veten atje. Pastaj pati një cedim nga kjo një fjalë tjetër, duke thënë se ju jeni dy kunetër me Lefter Kokën. Nuk mundet që dy kunetër të jenë deputetë tha ai.

Përse mos të jeni, psh do bënit vota dyfish në PS?
Kjo nuk më bindi se çdo njeri ka kontributin e tij. Megjithatë debatova dhe ai u tërhoq, duke më thënë se ju mund të kandidoni i pesti në Berat. Por në Shijak kam dhënë kontributin tim dhe doja të isha aty sepse unë mendoj se mund të jap kontribut në Shijak dhe ky ishte momenti kur unë refuzova. 

Përse zgjodhët të kandidati në Durrës për PR? Ishte e vetmja që ju ofroi bashkëpunim?
Jo. Por e ndjej përgjegjësi që mund të jap kontributin për Durrësin. Dhe marrëdhëniet shumë të mira me Mediun kur kam qenë ministër dhe gjendja sociale që unë përfaqësoj pasi unë jam një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri dhe jam më komod aty. Dihet si kam hyrë në politikë. Pas një shoqërie me Fatos Nanon dhe nuk kam qenë anëtar i PS dhe kur kam qenë ministër i Bujqësisë. Kur kam kandiduar në 2001, kam kandiduar i pavarur dhe posterat e mi ishin as i majtë as i djathtë. 

Po këtë herë pse nuk kandidat i pavarur?
E para pragmatiste se të kandidosh i pavarur është shumë i vështirë, kam hyrë që të hyj në parlament dhe sipas llogarive unë hyj në parlament me PR. Ndjehem mirë me Mediun, falënderoj strukturat e PR.

Si ndjeheni socialist apo demokrat?
Përgjithësisht kam pasur dëshirë që të kontribuoj për banorët e zonës sime, qofshin demokratë a socialistë. Faktikisht që kur kam qenë deputet apo ministër Bujqësie, tek unë dhe im vëlla kanë gjetur strehë si të majtë dhe të djathtë. Unë dëshiroj të kontribuoj për komunitetin tim, por aktualisht ndjehem mirë tek PR. 

D.m.th pak rëndësi ka që votat shkojnë në koalicionin e djathtë?
Nuk jam aventurier, jam institucional, por përderisa po garoj me republikanët, kjo nuk do të thotë se kjo bie ndesh me socialistët.

Ju jeni biznesmen i madh përse këmbëngulni të jeni pjesë e politikën kur duke qenë biznesmen mund t’i ndihmoni dhe kështu banorët e zonës?
Unë lumturohem kur dikujt i bëj mirë, por nëse jam pjesëtar i politikës aq më mirë. 

Z Nano tani mbështet Arben Malaj. Si e shikoni ridaljen e Nanos në skenën politike shqiptare?
Me Nanon kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer. Gjithmonë e kujtoj me nostalgji bashkëpunimin me të. Por Nano kurrë nuk lejonte që dikush të prishte punë në strukturat e PS. Ka qenë liberal demokrat dhe po e krahasova me PS sot, PS ka një transformin. Nëse ka dalë krahas Malaj unë nuk e gjykoj për këtë dalje. 

Përse e bëni këtë përshkrim për PS?
Pasi asaj kohe kishte militantë, ata që ideonin, ato mendime tamam të majta dhe jo njerëz që i shkonin për shtat sjelljes së njëri-tjetrit dhe sjelljes së kryetarit. Mendoj që i jepej shumë rëndësi strukturave të partisë. Më mënyrë absolute, një sondazh të thejshtë mund ta bëni me kamera me telefon, sa është pyetur baza e PS, për të nxjerrë kandidatët për deputetë. Në zonën time, nëse do pyetej baza, rreth 80% e Shijakut do të ishte me mua dhe e njëjta situatë më Malaj në Vlorë. Nano këtë bënte, pyeste bazën, dhe bënte ofertën duke u nisur nga baza dhe ky është ndryshim shumë i madh. Ky është ndryshim konceptual. Kodi zgjedhor është jashtë mase i dobët.

E ka hartuar PS dhe PD...
Di që ka qenë propozimi i PS. Kemi kod shumë të dobët që në mënyrë absolute duhet ndryshuar. Në një farë mënyre ndjehem shumë mirë me PR dhe do jem shumë i lumtur për këtë lloj metode. 

Tani fushata elektorale ka nisur prej kohësh dhe pse jozyrtarisht, ju z Duka e keni nisur?
Fushatë kemi ne, parti të tjera që janë në aleancë me PD, ka Ed Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Blendi Klosi nuk besoj se ka se ata janë të emëruar, bëjnë fushatë, por se dinë sa të devotshëm janë ata për këtë fushatë. Sa gjumë flenë sa komunikojnë me elektoratin dhe dëgjojnë elektoratin.

A do të ndodhë rotacioni?
Me gabimet, jo thjesht për faktin që hoqa unë, me gabimet që u bënë dhe mënyrat sesi po bëhen fushatat. Po mundohem të adoptohem me fushatën që po bën PS, por dhe nuk mund të ketë rotacion.

Besoni se do të jeni në Parlament?
Po të mos isha i bindur nuk do i hyja kësaj pune. Do jem në parlament

Do aspironit post qeveritar?
Për mua është turp që PS nxjerr këtë metodë. Nëse bëhen listat me numra, i pari, i dyti, i treti për të fituar mandatin e deputetit dhe pastaj flasin pa ardhur në qeveri kur të vijmë në qeveri, po u bëre ministër nuk je më deputet. Ky është dekurajim. Si mundet që të mendojmë ne që do bëhemi anëtarë të kabinetit qeverisës duhet të lëmë mandatin e deputetit për të cilin luftuam. Unë mendoj vetëm të marr mandatin dhe të punoj për zgjedhësit e zonës sime.

Kemi parë që në hartimin e listave, PD ka përfshirë aleatët në lista. Kjo nuk ka ndodhur me PS, por diçka u është premtuar?
Para disa muajsh kam bërë një artikull për një gazetë sepse shkruaj dhe një nga mendimet ishte që kryetarët e aleatëve të futen në lista, për shkak të kodit zgjedhor ata rrezikojnë të mos futen. Po të kesh parë lista ka emra të panjohur, por nuk krahasohen me Dash Shehun, me Milon.

Pse se bëri PS, që të fusë në lista dhe emrat e aleatëve?
Unë gjykoj se z Rama ka pasur preferenca të veta personale. Ndoshta mendoj se është ai gabim si në 2009 që para se të fitojë mendon se tashmë është bërë kryeministër dhe mendon ta ndajë pushtetin me njerëz që ka përreth dhe jo me Milon e Gjinushin. I kam miq, nuk dua të flas në emër të tyre, por mendoj se ata nuk kanë besim në kontratën që kanë bërë me PS.

Po aleanca me LSI dhe mosaleanca me AK?
Gjykoj sere kanë bërë llogari numrash. Aleanca me LSI atyre u leverdis. Nga ana tjetër gjykoj nga mënyra sesi gjykoj si u soll me të vetët, është e privuar dhe nuk ka privilegj të madh. Mosbërja me AK dëmton se dhe PS dhe AK kanë pasur ngjyra të majta të dy.

(pergatiti d.bonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›