Itali/ Po ngjiteshin në majën e malit, masivi i akullit i merr jetën 6 alpinistëve! 8 të plagosur dhe disa të zhdukur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali këtë të diel, ku 6 alpinistë kanë humbur jetën, 8 të tjerë janë plagosur dhe të paktën 10 janë shpallur të zhdukur, si pasojë e shkëputjes së një masivi akulli.
Sipas mediave italiane, grupi i alpinistëve po ngjiteshin në majën e malit Marmolada në Italinë verilindore në momentin që u goditën nga masivi i madh i akullit. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e kërkim-shpëtimit, por situata është shumë e rrezikshme pasi mund të shkëputen të tjera masive me dëborë e akull.
Po ashtu në ndihmë të grupeve të kërkim-shpëtimit është vënë edhe një helikopter. Personat e plagosur janë dërguar në spital, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore./ TGCOM
/rtsh.al/