Itali/ Qeveria e Melonit afër konfliktit me Gjermaninë, refuzon të pranojë refugjatët e shpëtuar në Siçili

Qeveria e Giorgia Melonit ka refuzuar të hapë portet e Italisë për refugjatët dhe emigrantët e shpëtuar nga Gjermania, mes tyre 104 të mitur të pashoqëruar.
Politika e ashpër e Melonit për refugjatët po e çon qeverinë e re italiane në konflikt me Gjermaninë, e cila i ka bërë thirrje të pranojë të miturit e pashoqëruar që ndodhen në anijen “Humanity 1” në jug të Siçilisë.
Giorgia Meloni ndodhet në Bruksel, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metzola. Anija “Humanity 1” , me flamur gjerman, ka shpëtuar ditët e fundit rreth 200 refugjatë dhe emigrantë që rrezikonin të mbyten në jug të Siçilisë dhe kërkon të lejohen të ankorohen në Itali.
Qeveria Meloni nuk ka dhënë lejen përkatëse, me argumentin se dhënia e ndihmës dhe pritja e pasagjerëve të anijes është një “çështje” e Gjermanisë./ CNN.gr
/rtsh.al/