Itali-Qipro, rast i “artë” për tre talente
Edhe pse e ka siguruar kualifikimin në Afrikën e Jugut, skuadra e Marçelo Lipit kërkon të mbetet e pamposhtur në këtë fushatë eliminatoresh, pas gjashtë fitoresh dhe tre barazimesh.
Në ndeshjen që do të luhet sot në orën 20:00 në “Tardini” të Parmës, trajneri italian do t‘i japë hapësira të mjaftueshme elementëve të rinj, të cilët mund të jenë pjesë e grupit prej 23 lojtarësh që do të udhëtojnë vitin tjetër drejt Afrikës.
“Fëmija”, siç e quan Hoze Mourinjo Davide Santon, do të rritet. Tek Interi është e vështirë të gjejë një fanellë titullari, duke pasur parasysh lojtarët si Maikon dhe Kivu. Kurse në Kombëtare duhet të fitojë konkurrencën me Zambrotën dhe Groson.
D’Agostino u kërkua nga shumë klube gjatë merkatos së verës, midis të cilëve edhe nga Juventusi, që në fund mori Felipe Melon dhe nga Reali, që në fund mori Ksabi Alonson.
Në ekipin kombëtar, lojtari i Udinezes duhet të “luftojë” me lojtarë të tillë si De Rosi, i pazëvendësueshëm në rolin e tij dhe Pirlo, që ka karakteristika të ngjashme, por që nuk po tregon një formë të mirë kohët e fundit. Prandaj, për D’Agostinon ky i sotmi ëshë një rast i mirë për të treguar vlerat e tij.
Ndërkohë që Xhuzepe Rosi rikthehet në Parma (ku ka luajtur pesë vjet me skuadrën e të rinjve dhe gjashtë muaj me skuadrën e parë) me synimin për të bërë një paraqitje të mirë përkrah Kualjarelës dhe Xhilardinos.