E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, shtyhet seanca pas kërkesës së një avokati

Vendimi është marrë nga trupi gjykues pas kërkesës së bërë nga avokati i ri i të pandehurit Luan Hoxha, ish -shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për t'u njohur me materialet e dosjes së prokurorisë së Tiranës. 

Gjykata i caktoi një avokat të ri të pandehurit Hoxha,  pasi ai që ishte zgjedhur prej tij, nuk  ishte i pranishëm në këtë seancë. Në këtë procesi gjyqësor janë të pandehur 28 persona, shumica prej të cilëve ish-funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ata akuzohen si përgjegjës në ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit të kaluar në fshatin Gërdec, Tiranë, kur, si pasojë e shpërthimit në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake humbën jetën 26 persona ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur. Katër nga të pandehurit e çështjes akuzohen ndër të tjera, për vrasjen e më tepër se një personi, ndërsa të tjerët për "shpërdorim të detyrës" dhe "falsifikim të dokumenteve zyrtare".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›