E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali-Shqiperi sekuestrohet 1 ton kanabis sativa publikohen emrat e te arrestuarve

Një operacion policor mes Italisë e Shqipërisë është realizuar nga policia e Venecias dhe ajo shqiptare për të goditur një rrjet trafiku droge mes dy shteteve.
Jane ekzekutuar ndërkohë 11 urdhëra arresti ndërkombëtarë, ku 4 nga personat janë kapur nga policia e Vlorës.
Në këtë operacion të koduar “Nëntoka” janë sekuestruar 1 ton mariuanë. Policia e Vlorës në një konferencë për shtyp informoi mbi operacionin e arrestimit dhe emrat e të arrestuarve.
Të arrestuarit e organizatës së drogës janë Robert e Marinel Haruni, Alfor Kurupi, Luigj e Jeton Makaj, Klaudio Paluka, Ilir Ago, Lulzim Haruni, Dritan Rotani.

Në Shqipëri, nga efektivat e Drejtorisë së Policisë qarkut Vlorë dhe Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Tiranë janë arrestuar shtetasit:
1. Robert Shaban Haruni, vjec 35, banues në Vlorë;
2. Marinel Shaban Haruni, vjec 31, banues në Vlorë;
3. Alfor Aliko Kurupi, vjec 25, banues në Sarandë.

Ndërsa në Itali, kryesisht në Venezia janë arrestuar 7 persona të tjerë, më konkretisht:
1. Luigj MAKAJ, vjec 30,
2. Jeton MAKAJ, vjec, 24,
3. Klaudio PALUKA, vjec, 31
4. Ilir AGO, vjec 30,
5. Lulzim,HARUNI, vjec 31,
6. Leonard ARAPI, vjec 31;
7. Dritan,RROTANI vjec 37, të gjithë rezidentë në Venezia Itali.

Në qëndër të kësaj organizate ishin shtetas shqiptarë dhe drejtuesi i saj ishte pikërisht shtetasi Robert Haruni i arrestuar nga Policia e Vlorës.

Si rezultat i këtij operacioni, i cili është zhvilluar në të njëjtën kohë në të dyja vendet në shqipëri dhe itali janë arrestuar 10 shtetas.
Në shqipëri, nga efektivat e Drejtorisë së Policisë qarkut Vlorë dhe Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Tiranë janë arrestuar shtetasit:
1. Robert Shaban Haruni, vjec 35, banues në Vlorë;
2. Marinel Shaban Haruni, vjec 31, banues në Vlorë;
3. Alfor Aliko Kurupi, vjec 25, banues në Sarandë.

Ndërsa në Itali, kryesisht në Venezia janë arrestuar 7 persona të tjerë, më konkretisht:
1. Luigj MAKAJ, vjec 30,
2. Jeton MAKAJ, vjec, 24,
3. Klaudio PALUKA, vjec, 31
4. Ilir AGO, vjec 30,
5. Lulzim,HARUNI, vjec 31,
6. Leonard ARAPI, vjec 31;
7. Dritan,RROTANI vjec 37, të gjithë rezidentë në Venezia Itali.

Në qëndër të kësaj organizate ishin shtetas shqiptarë dhe drejtuesi i saj ishte pikërisht shtetasi Robert Haruni i arrestuar nga Policia e Vlorës.

Sipas policisë lënda narkotike pasi sigurohej në Shqipëri (Lazarat), trafikohej drejt Italisë duke përdorur rrugë dhe metoda të ndryshme të sofistikuara kryesisht e fshehur në automjete (kamiona) në pronësi të të arrestuarve të mësipërm apo të shoqërive të ndryshme të transportit.
Ndaj këtij grupi kriminal strukturat policore kanë zhvilluar hetime intensive për një periudhë gati 1–vjecare në bahskëpunim me autoritetet italiane.
Në bazë të hetimeve të kryera dhe të dokumentuara në ngarkim të anëtarëve të kësaj organizate kriminale, ka rezultuar se kjo organizatë është përgjegjëse për trafikimin e me shumë se 1 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë, dhe një sasie heroine dhe kokaine, e cila sipas konkludimeve edhe të autoriteteve Italiane kap vlerën e 7 milion eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›