Presidenti Obama kerkon riorganizimin e disa agjencive qeveritare

Presidenti Barak Obama kerkon te bashkoje Departamentin e Tregtise me disa agjenci te tjera qeveritare. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain nga informon nga Shtepia e Bardhe se presidenti tha dje se nje mase e tille do te kursente para do te nxiste tregtine boterore dhe do ta bente qeverine me efikase.
Presidenti po i kerkon Kongresit ti jape autoritetin te shkrije disa agjenci federale qe merren me tregtine.
Ne jetojme ne ekonomine e shekullit 21 por ne ende kemi nje qeveri te organizuar per shekullin 20. Ekonomia jone ka ndryshuar rrenjesisht po ashtu edhe bota por qeveria jone agjencite tona nuk kane ndryshuar.
Zoti Obama do te shkrije mes te tjerave punen dhe stafin e Perfaqesuesit amerikan te Tregtise te Bankes se Eksport-Importit Korporaten e Investimeve Private Jashte si dhe Agjencine per Zhvillimin dhe Tregtine.
Kjo nisme do te eliminonte Departamentin e Tregtise dhe do ta zevendesonte ate me nje agjenci qendrore per biznesin.
Administrata e tij thote se plani do te sillte tre miliarde dollare kursime gjate 10 vjeteve dhe do te shkurtonte nje mije vende pune.
Ne fillim te mandatit te tij presidenti vuri si objektiv dyfishimin e eksporteve amerikane deri ne vitin 2014. Ai tha sje se bashkimi i ketyre agjencive federale do ta beje me te lehte per qeverine te ndihmoje bizneset amerikane te zene vend ne tregjet boterore.
Nje departamenti ku te gjitha agjencite tona te tregtise te punojne sebashku per te siguruar se bizneset dhe punetoret mund te eksportojne me shume duke zbatuar me mite marreveshjet tona tregtare. Nje departament te dedikuar per te ndihmuar besneset tona te shesin prodhimet e tyre tek 95 perqind e klienteve boterore qe jetojne pertej brigjeve tona.
Zotit Obama do ti duhet miratimi i Kongresit qe te ushtroje autoritetin per te riorganizuar agjencite federale. Shtepia e Bardhe thote se presidentet e kane patur kete autoritet per pjesen me te madhe te shekullit te 20-te.
Ligjvenesit republikane te Opozites e kane kritikuar here pas here presidentin per ngritjen e shpenzimeve qeveritare dhe shtimin e deficitit.
Theksi i planit per bizneset e vogla mund te lidhet me perpjekjet e fushates se tij ne kete vit zgjedhjesh ne menyre qe te terheqe votuesit e shtreses se mesme per ceshtjet ekonomike.
Shkrirja e agjenciave qe kane te bejne me bisnesin pritet te jete e para mes disa nismave per shkurtimet ne qeverine federale.