Itali, Topi-Fasinos: Shqiptarët shembull dinjitoz bashkëjetese
TORINO- Presidenti Bamir Topi dhe delegacioni që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali, u pritën sot nga Kryetari i Bashkisë së Torinos, Piero Fasino. Presidenti i shprehu zotit Fasino konsideratën e lartë për rolin dhe punën e tij në mbështetje të politikave vendore që nxisin integrimin e qytetarëve shqiptarë, të cilët tashmë janë një shembull i bashkëjetesës dinjitoze në Itali, sic tha Topi.
“Komuniteti shqiptar në Itali është një urë e fortë lidhëse, komunikimi mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe aftësia dhe zotësia e këtij komuniteti për t’u integruar në një kohë të shkurtër në jetën e një qytetit të zhvilluar, plot kulturë e histori, siç është Torino, dëshmon për gjenezën dhe identitetin evropian të shqiptarëve që shprehet qartazi, sidomos sot, në aspiratën e mbarë popullit për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, – u shpreh Presidenti i Republikës.
Topi theksoi më tej se: ‘’Ëndrra e të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë është që të integrohen në Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh bashkësinë shqiptare tashmë të integruar në Rajonin e Piemontes dhe në Torino, ne kemi një urë lidhëse mes nesh të përbërë nga njerëz që jetojnë e punojnë së bashku çdo ditë. Prandaj shpresojmë që edhe numri i investitorëve torinezë të rritet në Shqipëri.’’
Kryebashkiaku Fasino, i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë si të shkëlqyera ndërsa theksoi se ‘’ndihemi të nderuar me praninë e Presidentit Topi pikërisht në përvjetorin e njëzetë të nisjes së emigracionit modern shqiptar në Torino. Shqiptarët, me punën, djersën dhe pasionin e tyre kontribuojnë çdo ditë për rritjen ekonomike, shoqërore dhe kulturore të këtij qyteti. Së bashku me grupet e tjera të emigrantëve, që janë integruar më së miri, ata përbëjnë një pasuri për qytetin tonë.’’
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Torino, Topi përuron ekspozitën fotografike ‘’Shqipëria, para dhe pas’’ Itali, Topi në Piemonte takon Presidentin e Këshillit Rajonal Kataneo