E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia lëshon në hapësirë një satelit kinez

MOSKË- Një raketë ruse Proton-M lëshoi me sukses të shtunën një satelit kinez komunikacioni, që do të mundësojë veçanërisht përmirësimin e transmetimeve televizive në Azinë juglindore.

Raketa u ngrit nga qendra hapësinore ruse e Bajkonurit, në Kazakistan dhe sateliti AsiaSat 7 u vendos pa problem në orbitën e parashikuar në orën 04:23 GMT, njoftoi agjencia hapësinore Roscosmos.

Ky sukses është i rëndësishëm për industrinë hapësinore ruse, që ka njohur kohët e fundit disa dështime.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›