E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj i PS: Të maksimalizohet demokracia në parti

TIRANË- Vetëm një javë nga mbajtja e Asamblesë së Partisë Socialiste, deputeti Arben Malaj bën thirrje që ti jepet fund telekomandimit të individëve pa kontribute në parti. Malaj në një intervistë për News24, gjithashtu deklaron se debatet në PS nuk duhen mbytur, por duhet të masimalizohet demokracia e brendëshme.

“Duhet të heqin promovimin e njerëzve me telekomandë dhe jo me meritokraci, duhet të realizojmë qartësisht një energji pozitive duke i dhënë mundësinë gjithësecilit të promovohet dhe të punojë me shumë përkushtim për Partinë Socialiste dhe vendin e tij. Në asnjë mënyrë debati brenda PS nuk duhet kufizuar, ngushtuar, mbytur thjesht se përballë është Sali Berisha. Duhet ta demokratizojmë, ta modernizojmë dhe kështu të krijojmë garanci. Garancitë duhet të jenë të forcës politike, jo të individëve”, tha Malaj.

Në lidhje me zgjedhjen ose jo në kryesi, Malaj deklaron se nuk është cështje emrash, por duhet që në selinë rozë të mbështeten dhe respektohen forumet. Sipas tij, fitorja në zgjedhje nuk vjen nga disiplina formale por nga impenjimi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›