E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore Kerkohej per trafik droge ne 2008-n pranga 31-vjecarit

Me 10 tetor te vitit 2008 me nje mjet lundrues tip gomone se bashku me nje person tjeter nje 31-vjecar ka tentuar te trafikoje ne drejtim te Italise nje sasi prej 116 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa. Pas kesaj Gjykata e Krimeve te Renda ne kryeqytet e ka denuar Lulajn me 10 vite burg per vepren penale Trafikimi i narkotikeve i kryer ne kushtet e bashkepunimit i mbetur ne tentative. Por autori i trafikimit te lendes narkotike eshte vene ne pranga vetem diten e djeshme nga policia e Vlores. Nje operacion i policise se Vlores i koduar Skafisti ka bere te mundur arrestimi i Andrea Lulaj 31 vjec i njohur ndryshe si Roland Lulaj lindur dhe banues ne Vlore ka perfunduar ne prangat e policise nen akuzat e trafikut te droges. 31-vjecari qe prej 2008-s rezultonte person i shpallur ne kerkim me akuze trafikim te lendeve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›