E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, aksidenti iu merr jetën dy shqiptarëve

Lajmi bëhet i ditur nga policia italiane, e cila ka shpjegur edhe rrethanat e ngjarjes. Përveç dy të vdekurve, edhe një shtetas tjetër ka mbetur i plagosur, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë, e cila ka bërë që makina të dilte nga rruga duke i përplagosur. Në momentin e ngjarjes, njëri pasagjerëve fluturoi jashtë makine, duke humbur jetën në moment, ndërsa personi i dytë fatkeq vdiq gjatë rrugës për në spital. Sipas policisë, në makinë është gjetur edhe një pistolet, ndërsa kanë nisur hetimet edhe në këtë pistë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›