Nisin sot regjistrimet e fazës së tretë në universitete
Rreth 2800 studentë në të gjithë Shqipërinë do të kenë mundësi të regjistrohen, pas fazës së parë dhe të dytë të regjistrimeve në fakultete të ndryshme.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka kërkuar nga të gjitha universitetet që të nisë sot në orën 08:00 deri në orën 18:00 regjistrimi. Ky fazë regjistrimi vjen pas plotësimit të formularit A3, ndërkohë që edhe 600 studentë të tjerë do të përfitojnë nga shtetas të miratuara nga qeveria.
“Regjistrimi i studentëve nëpër të gjitha universitetet do të kryhet vetëm sipas listës zyrtare të fituesve të nxjerrë nga Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë. Asnjë universitet nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këto lista. Fakultetet urdhërohen të mos nxjerrin pengesa për kandidatët fitues brenda afateve të caktuara”, shkruhet në udhëzimin e ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj.