E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Berat, një i vdekur dhe tre të plagosur

Sherifi Ahmetaj, 75 vjeç, bashkeshortja e tij, Amide, si dhe djali i tyre Dashnori, 41 vjeç dhe bashkeshortja Donika, 40 vjeçe, mesohet se rreth ores 15:30 të së shtunës po udhetonin drejt qytetit të Beratit për një vizitë te të afërmit.

Makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe, duke u përplasur fort me një mur. Të plagosurit kanë mbërritur në spitalin e Beratit, ku morën mjekimet e duhura. Por këtë shans për të mbijetuar, nuk e pat 40-vjeçari, Dashnor Ahmetaj. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pak minuta më vonë, ku ka zbuluar paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›