E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, anija përplaset në brigjet e ishullit Giglio, 6 të vdekur

ITALI - Tragjedi në brigjet italiane me pasojë 6 të vdekur dhe mbi 15 të plagosur, pas përplasjes së një anije krociere në brigjet e ishullit Giglio.

Një numër i madh pasagjerësh përfunduan në det, ndërkohë që mendohet se përmasat e tragjedisë mund të jenë më të mëdha dhe numri i viktimave mund të rritet.
Bëhet fjalë për anijen Costa Concordia me mbi 4200 pasagjerë në bord, tashme e përmbysur, ishte nisur nga porti i Civitavecchia, për një tur në vendet e Mesdheut.

Mes turistëve kanë qenë shumë gjermanë dhe francezë ndërsa burime jozyrtare flasin dhe për disa shqiptarë të gjendur në anije si të punësuar.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat detare italiane, të cilat kanë kryer evakuimin e pasagjerëve të cilët u dërguan në postin e Santo Stefanos.
Dëshmitarët tregojnë se tragjedia u kujtoi Titanikun e tmerrshëm. Autoritetet lokale aktivizuan edhe helikopterë nga ajri për evakuimin e pasagjerëve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›