Logoja e Pavarësisë, artisti fitues: Shqiponja si flakë jubilare
TIRANE - Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në mesin e 24 artistëve që kanë konkurruar me idetë e tyre për logon që do ta shoqërojë këtë përvjetor të rëndësishëm,
Komisioni Ndërministror në Tiranë, të enjten mbrëma ka arritur të përzgjedhë punimin më të mirë të artistit nga Kosova, Zeni Ballazhi.
Autori i logos fituese ka thënë se ndjehet i privilegjuar dhe i lumtur që ka fituar këtë çmim. Ballazhi ka thënë se dëshira dhe vullneti i madh e ka shtyrë të jetë pjesë e këtij konkursi.
"Në këtë rast, si dizajner kam bërë disa variante dhe thjesht nuk e kam pritur që do të jem fitues. Në këtë rast jam i privilegjuar dhe ndjehem mirë dhe i emocionuar sidomos në këtë kohë. Unë i përkas një gjenerate që i kam përjetuar edhe studimet duke përcjellë faktikisht vendet e ndryshme ku jetojnë shqiptarët", - deklaroi ai. Duke komentuar punimin e tij, Ballazhi ka thënë se logoja e përzgjedhur paraqet shqiponjën në formën e një flake jubilare, e cila i përngjan një trofeu. "Me festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë thjesht me lindi kjo ide duke e shprehur në mënyrë sa më të thjeshtë, sa më bashkëkohore, e cila stilizon një flakadan apo një festë e cila është e përbërë nga ngjyrat e flamurit kombëtar Kuq e Zi. Është një simbol tepër festiv dhe tepër modern për mendimin tim. Kështu them se pavarësisht se nuk i di konkurrentët e tjerë dhe nuk i di se si janë dukur punimet tjera, mirëpo besoj se me këtë logo kanë bërë një zgjidhje të duhur", ka thënë ai.
(er.nu/express/BalkanWeb)