E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen 2 shqiptarë, grabisnin apartemente

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për grabitjen e disa apartamenteve. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se shqiptarët përkatësisht 37 dhe 25-vjeç janë arrestuar pas një operacioni të policisë pasi këta të fundit ishin kthyer në "tmerrin" e zonës me anë të grabitjes së apartamenteve.
Një detaj i përmendur nga media italiane është momenti kur shqiptarët kuptuan se ndiqeshin nga policia.
Me gjithë temperaturat e akullta, ata nuk kanë ngrruar të hidhen në ujë në lumin Asua, duke menduar se policët nuk do tu shkonin pas.
Por ndërsa hajdutët janë hedhur në ujin e ftohtë, të njëjtën gjë kanë bërë edhe agjentët e policisë duke u vënë kështu prangat dy hajdtutëve.
Epiteti i përdorur për ta nga media italiane ka qenë "minjtë e apartamenteve", pasi dy shqiptarët depërtonin dyert dhe dritaret duke hyrë në banesat ku kryenin vjedhjet.
Dje gjatë natës, policia u sinjalizua për vjedhjen e parave që ndodheshin në një makinë në garazhin e një qendre banimi.
Një agjent i policisë që u hodh në lumë pas të ndaluar grabitësit sipas policisë ka pësuar hipotermi megjithatë gjendja e tij shëndetësore është nën kontrollin e mjekëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›