E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret Haradinaj: Bashkëpunim politik

TIRANE- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kanë diskutuar në Tiranë për zhvillimet politike në rajon, dhe proceset nëpër të cilat po kalojnë dy vendet në rrugën drejt integrimeve evropiane. Haradinaj e ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë, dhe arritjet e shtetit shqiptar, në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Dy liderët janë shprehur për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe intensifikimin e marrëdhënieve midis dy subjekteve politike, në pajtim me memorandumin për bashkëpunim midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›