Greqi, nisin protestat kundër planeve të qeverisë
ATHINE- Protesta massive kanë nisur në Greqi kundër planeve qeveritare për taksa dhe reduktime pagash, të nxitura nga kriza e thellë e deficitit buxhetor. Nënpunës të taksave janë mbledhur para Ministrisë së Financave në një grevë 2 ditore kundër masave të qeverisë Papandreu. Greva ka mbyllur të gjitha zyrat e taksave në vend. Mjaft protestues therrisnin , ky plan nuk duhet të miratohet, ne nuk duhet të paguajmë për krizën. Qeveria njoftoi një ditë më parë një sërë masash përfshi dhe reduktimin e pagave suplementare. Demonstratat e zhurmshme janë një kërcënim për planin 3 vjecar të reduktimit të deficitit buxhetor dhe borxheve publike, të njoftuar nga Papandreu. Kjo rrezikon dhe mbështetjen në public, që deri tani ishte pozitive për kryeministrin grek. Sindikatat më të mëdha kanë thirrur greva masive këtë muaj. Shqetësimet e mëdha të krijuara për stabilitetin e eruozonës , për shkak të ekonomisë greke ka mbledhur në një takim dy nga liderët më të fuqishëm europianë, kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez, Sarkozi. Franca dhe Gjermania kanë vendosur se Greqia duhet ti zgjidhë vetë problemet me deficitin buxhetor. Analistët thonë se euro është kërcënuar më shumë se kurrë, ndërsa vendet e BE nuk duan të nxjerrin para nga xhepi për të ndihmuar Athinën. (e.n/News24/BalkanWeb)