Basesku: Në Rumani vendoset sistemi raketor amerikan
BUKURESHT- Presidenti rumun Trajan Basesku tha se vendi i tij ka rënë dakord që në Rumani të vendosen interceptorët balistikë me rreze të mesme veprimi, të cilët janë pjesë e sistemit të ri të mburojës amerikane. “Rumania zyrtarisht është ftuar nga presidenti amerikan Barak Obama që të jetë pjesë e sistemit të mbrojtjes raketore”, tha Basesku në fund të takimit të këshillit të lartë të mbrojtjes. Ai tha se Bukureshti është dakorduar të marrë pjesë sepse sistemi i ri do “ta mbrojë tërë territorin e Rumanisë”, duke theksuar se ai nuk duhet të shihet si armiqësor ndaj Rusisë.(m.a/rel/BalkanWeb)