E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen 2 supër të kërkuar

Gjatë konferencës për shtyp, Maroni deklaroi se Nicchi ishte pjesë e 30 supermafiozëve më të kërkuar nga interpoli europian. Ai shtoi se i superkërkuari u gjet nga policia italiane i fshehur në një apartament në qytetin jugor të Palermos.

28-vjeçari Giovanni Niçhi është kapur nga policia italiane vetëm disa qindra metra larg gjykatës së Palermos, ku janë dënuar më parë disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij. Ai është vënë në krye të kupoles së mafias italiane prej tre vitesh.

Ditën e shtunë mafia siçiliane është goditur në mënyrë të dyfishtë, pasi përveç Nicchit, policia ka arrestuar edhe një tjetër kryemafioz, Gaetano Fidanzati. 78-vjeçari u kap në qytetin verior të Milanos.

Sipas raportimeve policore, aktualisht në krye të mafias italiane është Matteo Messina Denaro. Denaro njihet me pseudonimin "Playboy Boss", pasi ai është një admirues i femrave, makinave të shpejta dhe byzylykëve të shtrejntë. 51-vjeçari  është në krye të mafias italiane që në vitin 1993.

Dy arrestimet e fundit janë përshëndetur edhe nga kryeministri italian, Silvio Berlskoni. “Unë i kam uruar të dyja grupet e policisë që mundësuan arrestimin e dy super të kërkuarve. Arrestimi i tyre është një lajm i gëzueshëm për të gjithë italianët,” u shpreh kreu i qeverisë italine.   

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›