E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do vizitojë në fund samitin e klimës në Kopenhagen

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama ishte i inkurajuar nga momenti i bisedimeve para samitit të OKB-së, i cili fillon të hënën në Kopenhagen.
 
Kryeministri danez, Lars Loke Rasmussen, e ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan, duke thënë se kjo sinjalizon një përfundim me marrëveshje domethënëse.
 
Danimarka shpreson se samiti do të ndihmojë për vënien e themeleve për një marrëveshje, me të cilën do të zëvendësohej Protokolli i Kiotos i vitit 1997, për uljen e gazrave, që shkaktojnë nxehje globale.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›