Rusi-SHBA pranë marrëveshjes për armët bërthamore
Zyrtarët pohuan se puna intensive për përgatitjen dhe për nënshkrimin e traktatit, është drejt përfundimit. Negociatorët rusë dhe amerikanë në Gjenevë po punojnë për një marrëveshje për armët, që do të zëvendësojë traktatin e Pakësimit të Armëve Strategjike, i njohur me emrin “START”.
Traktati i ri do t'i pakësojë më tej arsenalet e armëve bërthamore amerikane e ruse dhe sistemet e nevojshme që punojnë për funksionimin e këtyre armëve.
Presidenti amerikan, Barak Obama dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev, ranë dakord gjatë samitit të Moskës në korrik që të shkurtojnë numrin mbushjeve bërthamore nga niveli ekzistues në 1,500 deri në 1,675 gjatë 7 viteve të ardhshme në kuadrin e traktatit të ri. Marrëveshja e re duhet ratifikuar nga Senati amerikan dhe Duma ruse, përpara se të fillojë zbatimi i saj.