Turqia kundër ligjit për minaret në Zvicër
Numri një i ekzekutivit në Turqi e ka përkufizuar referendumin për ndalimin e minareve si një akt islamofobie. Kryeministri turk e ka krahasuar islamofobinë me anti-semitizmin, ose urrejtjen ndaj hebrenjve.
“Për fat të keq, kohët e fundit po vihet re një rritje e ideologjive nacionaliste dhe fetare në Europë. Unë kam thënë më përpara se anti-semitisimi është një krim kundër njerëzimit. Por edhe islamofobia është një krim kundër njerëzimit po aq sa anti-semitisimi,” është shprehur kryeministri Erdogan.
Erdogan, i cili po fliste gjatë një seance në parlamentin turk, pohoi se ky akt do të shkaktonte një zemëratë në popullatën myslimane në mbarë botën. “Referendumi në Zvicër ka shqetësuar jo vetëm myslimanët kudo në botë, por edhe të gjithë ata njerëz të cilët janë të shqetësuar nga fenomeni i përplasjes së qytetërimeve,” shtoi Recep Tayip Erdogan.
Disa ditë më parë Zvicra votoi pro referendumit për ndalimin e ndërtimit të minareve në të gjithë territorin e tij. Ky ligj ishte propozuar nga partitë e djathta. Por rezultati i këtij referendumi u ka shkaktuar shumë probleme kompanive ushqimore, të cilat shesin ushqimet e tyre në vendet me shumicë myslimane. Në Zvicër jetojnë mbi 100 mijë turq.