E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali arrestohen 43 shqiptare per droge

43 shtatas shqiptare pjesetare e dy organziatave te fuqishme te droges jane shperbere, pas nje operacioni qe ndermorri policia e Torinos. Anetaret e dy organizatave kriminale rezultojne prej vitesh residente ne shtetin fqinj. Aksioni i policisë është kryer gjatë natës së kaluar nga karabinierët italianë në 6 rajone të vendit, Piemonte, Lacio, Lombardi, Umbria, Toskana e Veneto. Sipas mediave italiane këto dy organizata ishin të specializuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, por kishin kryer edhe nje numer te konsiderueshem grabitjesh.
Mjaft interesante eshte menyra e zgjedhur prej tyre per koordinimin te veprimeve.
Nga hetimet disa mujore, policia italiane zbuloi se veprimet e dy organizatave ndërmerreshin dhe koordinoheshin përmes internetit, kryesisht përmes rrjetit social facebook.
Urdhërat e drogës, vend–takimet dhe cdo gje tjeter qe kishte te bente me trafikun e droges, ata e kryenin permes Facebook –ut dhe e -maileve. Te ardhurat nga aktivitetet e trafikut dhe grabitjeve u vleresuan ne qindra mijera euro, te gjitha keto te investuara në tregun e pasurive te palujtshme neToskanë, Piemonte dhe Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›