E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Zona e Debatit te Baton Haxhiut

Në një intervistë dhënë për emisionin Zona e Debatit, tek Baton Haxhiu, fituesi i zgjedhjeve në Shqipëri Edi Rama, thotë se nuk do t’i përsëris gabimet e paraardhësit të tij në krye të qeverisë.

Dy rivalët e tij, Sali Berishen dhe Fatos Nanon, thotë se nuk do t’i largojë asnjëherë nga kujtesa.

Prandaj në kabinetin e tij, do të ketë vend edhe për Fatosin dhe Saliun.

Megjithëse e pengon ideja që ta quajnë kryeministri i të gjithë shqiptarëve, premton rritje të bashkëpunimit me Kosovën dhe pjesët e tjera shqipfolëse.

Kryeminstri i ardhëm i Shqipërisë tha se gjatë mandatit të tij, do ta arrijë ta krijojë tek kosovarët një përshtypje krejt tjetër nga ajo që kanë për socialistët në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›