E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, arrestohen 45 biznesmenë për evazion fiskal

Gjykata e Romës ka miratuar urdhër-arrestet për 45 persona, shumica biznesmenë, të akuzuar për një xhiro super të madhe evazioni fiskal. Lajmi ka krijuar skandal, pasi mes emrave është edhe ai presidentit të Dhomës së Tregtisë së Romës, Çesare Pambianki, si dhe një biznesmen i madh i njohur. Sipas prokurorëve të çështjes, rrethi i këtyre personave ka krijuar një mekanizëm kompleks për shmangien e taksave, përmes transferimit të kapitaleve të kompanive në prag falimentimi jashtë vendit, kryesisht në Angli dhe Bullgari. Gjysma e personave të arrestuar janë tashmë në paraburgim dhe gjysma në arrest shtëpie. Mes akuzave të tyre përmenden: fshehja e falimentimit, pastrimi i parave, krime fiskale dhe lëshim faturash false.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›