Itali, arrestohen për plagosje 2 shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e plagosjes me armë ndaj një bashkëkombasi të tyre mbrëmjen e 10 prillit 2011 në Romë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se shqiptari është plagosur me një plumb në këmbë ndërsa thuhet se sipas policisë ai ishte tutor i dy prostitutave rumune.
Në një raport të policisë italiane thuhet se më 10 prill, 2011, rreth orës 22.00, një 30-vjeçar shqiptar, ishte pranë një restoranti në Via dei Prati kur pranë tij u afruan dy persona të panjohur që e goditën me armë zjarri në këmbën e djathtë.
Në vendin e sulmit, policia ka gjetur një fishek. 7,65 ndërsa pas hetimeve u bë I mundur edhe identifikimi dhe arrestimi I dy autorëve të ngjarjes të cilët ishin dënuar më parë dhe me qëndrim të parregullt në Itali.
Në përfundim të hetimeve, është arritur në përfundimin se dy autorët e plagosjes dhe i dëmtuari kanë pasur konkurrencë me njëri-tjetrin për zonat e prostitutave.