E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen tre shtetas shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga një patrullë e policisë kufitare, natën mes të martës dhe të mërkurës, rreth orës 3:40, në qytetin e Cavallasca, Itali.

Të tre të arrestuarit janë identifikuar nga policia italiane. Burri ishte një shqiptar, 25 vjeç. Ai ka rezultuar klandestinë dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e riatdhesimit.

Vajzat, po ashtu shqiptare, 26 dhe 21 vjeç. E para u arrestua pasi kishte hyrë në Itali para afatit të përcaktuar, dhe e dyta për shkak se kishte falsifikuar një dokument identifikimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›