E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen vëlla e motër shqiptarë për grabitje

 Vëllai 24-vjeç dhe motra 19-vjeçare, u arrestuan në flagrancë pasi po tentonin të grabisnin një videopoker të ‘Copacabana” në Vergnano të Italisë.

Shqiptarët bënin lëvizje të dyshimta dhe kjo ka bërë që roja të thërrasë policinë. Me të mbërritur forcat e rendit, të rinjtë u arrestuan.

Shqiptari, i ofroi drejtorit të lojërave elektronike, që t’i jepte 3 mijë euro dhe ta linte të lirë, por drejtori i ‘Copacabana’ pranoi të linte në duart e policisë italiane 2 të rinjtë.

 Pas paraqitjes në polici ku u morën të dhënat e tyre, dy shqiptarët u lanë të lirë për t’u ndjekur penalisht. /Start/

                                                                                             2012-01-02 16:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›