E Diel, 1 Nëntor 2026

Esploziv linje 220 kv riparohen demtimet

Një sasi eksplozivi është vendosur në shtyllat e tensionit të lartë të linjave Koman-Elbasan dhe Fierzë-Elbasan pranë fshatit Kallmet të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së dielës, ndërsa nuk dihen ende autorët e këtij akti. Lënda plasëse ishte vendosur në dy shtylla që ndodhen pranë njëra-tjetrës, ndërsa është gjetur edhe një sasi eksplozimi e pashpërthyer në njerën prej këmbëve të shtyllës 220 kilovolt, për të cilën është dashur ndërhyrja e specialistëve për çaktivizimin e saj. Fatmirësisht lënda shpërthyese nuk ka mundur të rrëzojë asnjërën prej këtyre dy shtyllave, pasi në rast të kundërt pjesa më e madhe e vendit do të përballej me një black-out total. Për riparimin e dëmit janë angazhuar 4 skuadra të OST të mbërritura që mbrëmë në vendngjarje, ndërsa puna ka përfunduar paraditen e sotme rreth orës 11.
Ekspertë të Policisë Kriminale kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa është sekuestruar sasia e lëndës plasëse e pa shpërthyer, e cila është dërguar për ekspertizë në laboratorin kriminalistik.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›